Dėshmori Ragip Jashari
Ragip Jashari  
  Biografia e Ragip Jasharit
  => Të dhënat thelbësore të Ragip Osman Jasharit –;;; Mardoçit
  => Të tjerët për Ragip Jasharin
  => Kush po ua zë frymën vlerave kombëtare të Ragip Jasharit?
  => Disa Poezi Të Ragip Jasharit
  Contatti
  Guestbook
Të dhënat thelbësore të Ragip Osman Jasharit –;;; Mardoçit

Të dhënat thelbësore të Ragip Osman Jasharit – Mardoçit

Kush ishte më të drejt i vërteti Ragip Osman Jashari – Mardoçi

I lindur më 11.11.1961 në Hallaq të Vogël, konkretisht në ambulancën e Lypjanit në orën 06:45. Prej nënës Mihrije Jashari – Nura dhe prej babait Osman Mustafë Jashari – Mardoçi. Të dy prindërit të lindur më 1935 në fshatin Brain komuna e Besjanës (ish Podujevë). Të shpërngulur më 1960 në fshatin Hallaq i Vogël komuna e Lypjanit. Këtu formuan familje dhe e krijuan jetën e përgjithshme.
1: Ragipi ishte pra biri i Osman Mustfë Jasharit – Mardoçit, aktivist i shquar më se 30 vite i cili si punëtor i dalluar librezën e kuqe dhe aktivitetin e vet i shfrytëzoi posaqrisht për të mirën kombtare dhe njerëzore, duke mos e qitur në harres se nga rrjedh, i kujt ka qenë dhe kujt i takon. Aktiviteti i tij ka qenë i aktivizuar gjithnjë atëher kur ka qenë nevoja ma e duhur si p.sh. në vitet 1966, 1968, 1970, 1981 e deri në vitin 1990, kur edhe u dëbua me dhun nga puna.
2: Pastaj Ragipi ishte nipi i Mustafë Jashar Mardoçit i cili në vitin 1920 ra në pritën e 7 kolonistëve çetnik të Sërbis në fshatin Mëtrgoc, ku i shkrepën 7 pushk në të, prej të cilave 3 e çëlluan. Ata pastaj e masakruan deri sa menduan se e lanë për të vdekur. Mirëpo si thot populli se ymëri është shah në vete, se dhe fati e deshti që edhe pas gjithë asaj masakre që u ushtrua në të arriti të mbijetoj. Falë zemrës së tij që nuk u shua dhe duke u shëruar arriti të sanohet në mynyr primitive dhe të krijoj familje prej të cilit tani numrojnë mbi 40 pasardhës të tij.
3: Ragipi ishte stërnip i Jashar Ukë Mardoçit të cilit vë vitin 1919 i plaqkitej e tërë pasuria e tundëshme nga kolonistët çetnik të Sërbis. Dhe pas një muaji e gjysmë e sulmojnë natën në shtëpin e vetë, me ç`rast ra me të birin Zenelin heroikisht duke e mbrojtur pragun e shtëpis dhe nderin e familës në fshatin Mëtrgoc.
4: Pastaj Ragipi ishte edhe pasardhës i Maliç Mardoçit i cili duke e mbajtur të hapur kufirin famëkeq (Ksovë Sërbi) nga vitit 1878 plot 12 vite me radhë, icili ja ndante pasurin e patundëshme në dy pjes. Ra më 31 antarët e 6 familjeve Mardoçi në vitin 1890 heroikisht në mbrojtjën e trojeve etnike dhe të vatanit të pandar shqiptarë. Duke menduar se e shfarosën me të githë familjet ja rrafshuan me tokë edhe 6 shtëpit e 6 familjëve. Mirpo sikur që cekëm më lart, i shpëtojn 4 barinjë me kopet e tyre me kullosat e tokave të veta, në anën e Kosovës dhe një tjetër tek dajtë e vetë, nga të cilët u ruajt gjeneza për tu përsërit rrënja e familjës Mardoçi, dhe falë fatit të till arritëm deri ku jemi sot.
5: kurëse të gjithë së bashku si familjeje, kabile me prejardhje Mardoçi jemi pasardhësit e Frajë Mardoçit, icili në shekullin XIV u këthya nga egzili në trojet e paraardhësve të vetë Mardoçi, të dëbuar me dhunë qysh në shekullin IX – X nga sllavët e vjetër të përtej karpateve.
 
Dëshmori Ragip Jashari  
  "Të Vdesësh Për Tokën Tënde Dhe për Liri, Edhe Është Mburrje Edhe Është Krenari" - Ramiz KELMENDI kushtuar këto vargje Ragip Jasharit  
Oggi ci sono stati già 2 visitatori (3 hits) qui!
Questo sito web č stato creato gratuitamente con SitoWebFaidate.it. Vuoi anche tu un tuo sito web?
Accedi gratuitamente