Dėshmori Ragip Jashari
Ragip Jashari  
  Biografia e Ragip Jasharit
  => Të dhënat thelbësore të Ragip Osman Jasharit –;;; Mardoçit
  => Të tjerët për Ragip Jasharin
  => Kush po ua zë frymën vlerave kombëtare të Ragip Jasharit?
  => Disa Poezi Të Ragip Jasharit
  Contatti
  Guestbook
Biografia e Ragip Jasharit

 
Ragip Jashari (1961 - 1999)
Nga jeta në pavdekësi 

Ragip Jashari lindi më 11 nëntor të vitit 1961 dhe u ekzekutua më 19 prill të vitit 1999 ishte një politikan dhe një atdhetar shqiptarë.

 Fati i familjes Jashari fshati Hallaq i Vogël i Lypjanit ka shumëçka të dhimbshme, që nuk mund të harrohet, sepse dëshmori Ragip Jashari vite me radhë ishte I përndjekur politik dhe në prill të vitit 1999 ra në mbrojtje të atdheut.

Lufta në familjën Jashari (fshati Hallaq i Vogël, komuna e Lypjanit) la dhembje të madhe, por njëherit hapi edhe një kapitull të ri në historinë e kësaj familjeje. Në trevën e Lypianit, paramilitarët serbë të egërsuar mundoheshin që tq vrisnin çdo gjë shqiptare. Kohë kur fati i një populli po përballej më një pushtues të pa skrupullt, dashuria për Kosovën dhe luftën për liri kishte rrëmbyer zemrat e mijera vajzave e djemve shqiptarë, si ne Kosovë dhe jashtë saj. UÇK-ja ishte bërë simbol qëndrese e bashkimit, e cila nuk lejoi që armiku Kosovën ta shohë më krenari të kërrusur e fitore të varrosura, në zjarrin e madh që e kalit qëndresën. i tillë ishte edhe dëshmori Ragip Jashari, i cili tërë jetën e vet të shkurtër por te bujshme ia kushtoi çështjes kombëtare, për të cilën sakrifikoi aq shum duke e vulosur këtë edhe me jetën e vet.
Dëshmori Ragip Jashari ishte një i ri me një intelegjenc të lartë të nohutive, si dhe një njohës i mirë i çështjes kombtare, e për këtë të fundit kishte mësuar mjaft edhe nga e kaluara e stergjyshërve të tij. Prejardhja e dëshmorit Ragip Jasharit është nga fshati Brain, treva e Gollakut, e njohur si trevë qëndrese, që nga koha e mbretrive e gjer në luftën e fundit. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu ne Lypjan, kurse shkollimin e lartë ne Zagreb (Kroaci), e që të gjitha këto i kreu me sukses të shkëlqyeshëm.
Aktiviteti politik
Praovimi e pjakuris për atdhe etregoj nga pozita e detyrës më me përgjegjësi, si kryetar rinie, në nivel komunal, të cilën ia ngarkoj brezi i tij rinor, për atë kohe mjaft delikate. Me mospajtimin e ti ndaj suprimimit të Kushtetutes së vitit 1974 dhe gjukimit të grevave të njohura të minatoreve te Kosovës, të vitit 1989, e vulosi përcaktimin e vet ideor dhe kombëtar, kur në krye të delegacionit rinor nga Qendra e arsimit të Mesëm, të cilin vetë e formoi pa iu trembur syri dhe pa llogariturfare pasojat shum të mundshme në atë kohë kritike, vizitë kjo e njohur si e vetmja që e organizuar në mënyr zyrtare. Në këtë vizitë zyrtare dëshmori Ragip Jashari kishte vendosur edhe helmetën e kuqe në kokë duke pasur për qëllim se herët apo vonë këtu do të valoj flamuri kombëtar me ngjyrën e kuqe. Kjo kishte shfaqur reagime edhe më të mëdha pastaj.
Në këtë rast e bëbë me dije opinionin e gjerë se rinia e Kosovës kurrë nuk flen e qetë deri në çlirimin definitiv të mbitokës dhe nëntokës së vet.
Por, sa u kthye nga kjo vizitë me jehonë dhe krenari të madhe për tërë rininë kosovare, por jo edhe për Koordinues të komunës i cili ishte mbledhur menjëher për ta shqyrtuar gjendjen e krijuar në atë kohë, në bazë të raportimeve të veprimtarëve nga terreni.
            Shkarkimi nga detyra 
Ky këshill ishte i përbërë nga të gjithë kryetarët e organizatave politiko shoqërore të komunës dhe këtu prezantonin nga dy aktivistë të komitetëve të LK të Serbisë dhe të LK të Kosovës. Nga Komiteti i Serbisë ishin: Tomislav Bjeletiq dhe Toma Mladenoviq, kurse nga Kosova ishin: “patrioti” Enver Jusufi dhe një serb. këtu, posa fillon mbledhja, pasi që të gjithë ishin të informuar se çka kishte ndodh në Qendrën e Arsimit të Mesëm, thërrasin që i pari të informoj kryetari i Rinisë nga terreni. Pasi që të gjithë e kishin pergatitur qëndrimin e tyre për këtë ngjarje, me pa durim e prisnin përfundimin e informatës së kryetarit të Rinisë, pasi që sipas tyre ishte indetifikuar zbulimi i “irredentës”dhe për ta ky ishte pikërisht kryetari i Rinisë së Komunës së Lypjanit, Ragip Jashari. Në këtë rast fjalën e kishte marrë, sipas skenarit, Enver Jusufi, i cili pa mëshirë propozon, që kryetari i Rinis të shkarkohet nga detyra dhe nga LK për të mundësuar marrjen e masave tjera ligjore. Çuditërisht ky propozim njëzërit përkrahet nga të gjithë madje edhe nga shumica e shqipfolësve që më ngazëllim e pritën shkarkimin e tij nga detyra madje-madje edhe ata që deri dje ishin “kolegë” të tij por edhe të babait të tij.
Po ne këtë mbrëmje lajmin e parë për shkarkimin e kryetarit të Rinis së Lypjanit, për shkak se kishte organizuar vizitë grevave të minatorëve e dha Radio Televizioni Shqiptar.
              Jeta në kurbet
Pasi që u mor vesh nga informatat e fshehta se po përgatitet arrestimi i tij, ai largohet në botën e jashtme-Gjermani. Atje pas një kohe i bie në gjurmë UDB-ja dhe fillon përcjellja e tij, ku gjat kësaj përcjelljeje ishte pegatitur edhe likuidimi i tij, duke kurdisur atentate të njëpasnjëshme dy herë me radhë, të cilave Ragipi u shpëtoi me sukses. . Pas largimit të babait të tij nga puna më 1990, i largohet edhe vëllau nga puna më 1991dhe kështu familja e tij 10 antarëshe mbetet pa asnjë burim jetësor. Gjatë jetës së tij në botën e jashtme, brenda 9 viteve të vrazhdta e pa kurrfarë suksesi për jetë – si pasojë e përcjelljeve, përgjimeve nga personat e lloj lloj ngjyrave, kurrë nuk arriti të stabilizohet në asnjë mëynyrë. Ishte i fejuar dhe kurr nuk iu dha rasti të martohet.
             Peripecitë e familjes
Gjithashtu, edhe familja e tij përjetoi çaste të vështira gjatë kësaj kohe 9 vjeçare. Në vitin 1994 pas shumë provokimeve nga ana e bashkëpunëtorëve të policis serbe të Lypijanit, i rrahen në mënyrë brutale tre vëllezërit e tij dhe pas shum kontrollimeve të shtëpis së tij, maltretimeve të shpeshta, duke e kërkuar edhe të ndierin, që të lajmërohet bashkë me vëllezërit e tij në polici. Me një rast që ndodhi më 7 mars 1995, derisa vëllezërit dhe motrat e të ndjerit gjendeshin në festën e Ditës së Mësuesit, arrin policia serbo çetnike e Lypjanit, në shtëpin e të ndjerit, ku fillojnë me kontrollimin, kërkimin e djemve me maltretime brutale. Si pasoj e kësaj ngjarje të kobshme, nëna e te ndjerit sëmuret rendë nga stresi, ku pas 13 orësh, më 8 mars 1995 vdes, dhe në vend të dhuratës për festën e 8 Marsit nga bijtë dhe bijat e saj i vendosin kurora lulesh mbi varr.
Kështu, pra, i ndjeri përveç situatës së vet të rënd, e cila i shtohej ditë e më tepër, ngarkohej edhe me atë të familjes. Si azilkërkues nuk arriti të gjejë mirëkuptim në shtetin gjerman, edhe pse e kishte rastin më të rëndëse të tjerët – si i ndjekur politik. Në vitin 1998, në muajin shkurt, me dhunë e kthejnë në Kosovë, kur lufta veç sa s`kishte filluar.
             Rënia në Kosovë
Më 20 mars 1999 nga shtëpia i largohet vëllau i të ndjerit me fëmijët e tij, me propozimin e babait të tyre, i cili asokohe ishte i shtrirë në spital dhe iu kishte preferuar që të dy të vinin në Prishtinë, mirëpo i ndjeri kurrsesi nuk pranoi të largohet nga shtëpia, në të cilën mezi ishte kthyer.
Kështu, më 19.4.1999 pushkatohet së bashku me dhjetëra bashkëfshatarët e tij, shumica moshatarë të tij, në masakrën e njohur të Hallaqit të Vogël të Lypjanit, si shum të tjera në Kosovë.
 “Kur hynë në oborr paramilitarët serbë u gëzuan shumë kur e panë Ragipin dhe i thanë “...Më në fund të gjëtëm...”, ndërsa Ragipi me një qëndrim burrëror ishte përgjigjur: “Unë nuk kam ku të shkoj përtej shtëpis sime”.
Po atë ditë ishin kërkuar edhe gjithë vëllezërit etij, madje edhe nipi 2-vjeçar. Që të gjithë ishin në listën e zeë të paramilitarëve.
Jan trilluar të pavërteta të shumta lidhur me dorëshkrimet e të ndjerit, 15-kilogramëshe, në të cilat kishte fakte të shumta,të cilat i ka marrë dikush dhe nuk mund të dalin në dritë. 
Nga familja Jashari-Mardoqi, që nga viti 1878 e deri më sot në vijën vertikale u flijuan hiç më pak se 34 vetë, nga të gjitha gjinitë dhe moshat, për të njëjtat qëllime dhe nga i njëjti armik.
Dëshmori Ragip Jashari  
  "Të Vdesësh Për Tokën Tënde Dhe për Liri, Edhe Është Mburrje Edhe Është Krenari" - Ramiz KELMENDI kushtuar këto vargje Ragip Jasharit  
Pubblicitá  
   
Oggi ci sono stati già 3 visitatori (3 hits) qui!
=> Vuoi anche tu una pagina web gratis? Clicca qui! <=